Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një 22-vjeçar për dhunë në familje në Ferizaj

Arrestim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar SH.A. të moshës 22 vjeç në Ferizaj, i cili dyshohet për veprën penale “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit, paraditen e 27 dhjetorit, Policia ka marrë informacione se në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje.

I dyshuar shkaku i mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, kishte shkaktuar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij 19-vjeçare.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.