Pejë, 28 janar - Prokuroria Themelore dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njoftojnë opinionin publik se më datën 28 janar 2020, rreth orës 10:00, në komunën e Klinës, me autorizim të prokurorit të Shtetit, është arrestuar nga hetuesit rajonalë në mbështetje të Njësitit për Reagim të Shpejtë një person i dyshuar për një rast të vrasjes në vitin 1999 (pas luftës), nga Neni 30, al.1, të ish-Ligjit Penal të Kosovës.
I dyshuari pas arrestimit është intervistuar nga hetuesit rajonalë dhe ai me aktvendim të prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.
Sektori Rajonal i Hetimeve i Policisë së Kosovës në Pejë për të dyshuarin ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Pejë, kurse prokurori i Shtetit për të dyshuarin ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Pejës, Departamenti për Krime të Rënda.
Ky rast në Prokurorinë Themelore të Pejës ka qenë në rastet e shënjestruara të vrasjeve të pasluftës të ndodhura në kompetencën territoriale të këtij institucioni.
Në komunikatë nuk jepen hollësi se për cilat raste vrasjesh të pasluftës bëhet fjalë, e as se kush mund të jetë i arrestuari, rikujton Koha.net, ndërsa shton se në rajonin e Pejës pas luftës kanë ndodhur disa vrasje të aktivistëve të LDK-së, të cilësuara politike.
-
Përfundon operacioni policor në Pejë, arrestohet një person
-
Arrestohen edhe dy të dyshuar për sulmin ndaj një polici në Pejë
-
Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasjen në Pejë
-
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë që po planifikonin vrasje
-
Arrestohen dy të dyshuarit që kërkoheshin nga Policia për vrasjen në tentativë në Pejë