Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës i kërkuar nga Interpoli

Një 35 vjeçar nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane u arrestua nga policia në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës.

Shtetasi me iniciale N.B., u prangos për llogari të Interpolit, pasi Gjykata e Dortmundit e kërkon atë për vjedhje, transmeton Shekulli.

Njoftimi:

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin gjerman.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Edhe Tre të arrestuar në Morinë tek dilnin nga Kosova, dy në kërkim ndërkombëtar Kronikë Tre të arrestuar në Morinë tek dilnin nga Kosova, dy në kërkim ndërkombëtar

B., 35 vjeç, banues në Vinarc, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dortmundit, Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.