Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Gjilan, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një person të moshës nën 16 vjeç.
Në njoftimin e policisë të shtunën thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin, me 23.09.2022, me urdhër të gjykatës është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për bashkëjetesë me një të mitur
-
Arrestohet një burrë që po bashkëjetonte me një të mitur
-
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se dhunoi të miturën
-
Lirohet në procedurë të rregullt burri që dyshohet se bashkëjetoi me një të mitur
-
Arrestohet i dyshuari për trafikim me njerëz në Gjilan