Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan të dielën, me dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur dhe e ka dhunuar.
Sipas njoftimit, palët janë intervistuar, viktima është dërguar në strehimore, e i dyshuari gjendet në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “dhunim”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur dhe dyshohet se është kryer vepra e lartcekur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.