Një ditë pasi kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij, Policia e Kosovës ka arrestuar Ali Morinën nga Peja.
I dyshuari 27-vjeçar dyshohet për veprat penale hyrje në sistemet kompjuterike, kanosje dhe lëndim i lehtë trupor.
“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 13.03.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë”, thuhet në njoftimin policor.
I dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48-orё.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e 27-vjeçarit që dyshohet për tri vepra
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për kanosje ndaj policëve
-
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale
-
Arrestohet një person, dyshohet se me e-mail kërcënoi Prokurorinë, Policinë e UP-në
-
Arrestohet një i dyshuar për rrëmbim në Gjilan