Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari që komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së

Policia arrestim

Ilustrim

Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar një të dyshuar për komprometimin e mbi 300 mijë kartelave bankare në një shtet të Bashkimit Evropian.

Operacioni u zhvillua në Prishtinë e Ferizaj në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Shtetit dhe autoritetet e një shteti të BE-së, ka njoftuar Policia.

I dyshuari, sipas Policisë, i ka postuar kartelat bankare në një platformë online për përfitime të kundërligjshme.

“Pas një hetimi disa mujor, është arrestuar një person i dyshuar për hyrje të paautorizuar kompjuterike në një bankë të një shteti të BE-së. Ky veprim ka rezultuar në komprometimin e të dhënave të mbi 300 mijë kartelave bankare, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm. I dyshuari dyshohet se i ka postuar për ti shitur këto të dhëna në një platformë online për përfitime të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë realizimit të operacionit janë sekuestruar katër kompjuterë, tri telefona, një USB dhe dokumente të rëndësishme.

Edhe Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se keqpërdori kartela bankare të amerikanëve Kronikë Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se keqpërdori kartela bankare të amerikanëve

“Bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar dhe profesionalizmi i lartë i Policisë së Kosovës kanë qenë kyç në këtë operacion”, vijon njoftimi.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.