Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një gruaje para tri javësh në Mitrovicë

Një person që dyshohet se ka dhunuar një grua para rreth tri javësh në Mitrovicë, është arrestuar të shtunën.

Policia ka njoftuar të dielën në raportin 24-orësh të saj se sulmi seksual ka ndodhur më datë 1 nëntor rreth orës 18:00.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.