Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre persona në Lipjan për shitblerjen e një veture përmes mashtrimit

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën tre persona në Lipjan, lidhur me shitblerjen e një veture.

Sipas njoftimit të policisë të martën, dyshohet se njëri nga të dyshuarit e ka blerë veturën nga viktima dhe nuk ia ka dhënë paratë. Ndërkaq, i dyshuari më pas ia ka shitur veturën të dyshuarit të dytë dhe i dyshuari i dytë të dyshuarit të tretë.

“Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë të martën.

Policia po e konsideron këtë rast “Mashtrim dhe blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.