Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen pesë persona për shtytje në vepra terroriste dhe armë

Arrestohen dy persona të kërkuar në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës i ka arrestuar pesë persona në rajonet e Pejës, Prishtinës dhe të Gjilani, me dyshimin se kanë kryer veprat penale shtytje në kryerjen e veprave terroriste dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Siç njoftoi Policia të hënën, ndaj të arrestuarve me inicialet L.B., B.V., E.B., A.H. dhe A.S, po vijojnë procedura ligjore, ndërsa ata janë të njohur edhe më parë për vepra të tjera penale në rajonin e Pejës.

Në cilësinë e provave dhe të dëshmive janë sekuestruar tri revole, një armë automatike AK-47, një armë rekreative pneumatike, pajisje elektronike dhe dëshmi të tjera.

Të arrestuarit janë ndaluar me urdhër të prokurorit për 48 orë.