Prokuroria Speciale (PS), ka njoftuar se ngritur aktakuzë në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër pesë të pandehurve L.B., B.V., E.B., A.H. dhe A.S..
“Sipas aktakuzës të pandehurit L.B., B.V., E.B., A.H. dhe A.S., nga periudha e panjohur kohore e në vazhdimësi në bashkëkryerje, kanë shpërndarë dhe mundësuar përcjelljen e mesazheve te persona tjerë duke nxitur në kryerjen e akteve terroriste të sanksionuar nga neni 134 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, të pandehurit L.B. dhe B.V. thuhet se kanë mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armët në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm të sanksionuar nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor publik të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.
Të akuzuarit ishin arrestuar në maj të vitit të kaluar në një aksion që ishte zhvilluar në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe atë të Gjilanit.
-
Aktakuzë ndaj 13 personave për armë
-
Aktakuzë ndaj 6 personave për krim të organizuar dhe import e shitje të armëve
-
Nga një muaj paraburgim pesë të dyshuarve për shtytje në vepra terroriste
-
Arrestohen pesë persona për shtytje në vepra terroriste dhe armë
-
Aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrvënien në një diskotekë në Prishtinë