Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen për prostitucion në Fushë-Kosovë dy gra nga Shqipëria

Dy gra nga Shqipëria janë arrestuar të premten në Fushë-Kosovë, nën dyshimin për kryerje të prostitucionit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të shtunën, se të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy femra shtetase të Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.