Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen e pastaj lirohen dy të dyshuar për prostitucion në Ferizaj

Arrestim - Peje

Një grua dhe një burrë janë arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se janë marrë me prostitucion.

Sipas njoftimit nga Policia në raportin 24-orësh, me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar.

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Ferizaj 02.01.2023 – 17:00. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin e bazuar se janë marr me prostitucion. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.