Kronikë

Arrestohen dy shtetas të Kosovës, një tjetër në kërkim, dyshohet se shisnin drogë në Shëngjin

Droga e kapur në Shëngjin

Foto: Policia e Shtetit

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, prej tyre dy shtetas të Kosovës, dhe një shtetas tjetër i Kosovë është në kërkim, pasi janë kapur me sasi të drogës në Shëngjin. 

Janë sekuestruar doza kokaine dhe kanabisi, kanabis në trajtë çokollate, MDMA, ekstazi, kërpudha halucinogjen, e po ashtu një veturë e tre celularë. 

Kosovarët A.G. (21), E.T. (28) dhe shtetasi francez S.B. (43), u arrestuan në flagrancë, ndërsa, derisa është shpallur në kërkim shtetasi kosovar A.G. (30). 

Të katër dyshohen se shisnin doza të lëndëve narokike në zonat turistike të Shëngjinit. 

“Gjatë kontrollit fizik, 3 shtetasve të arrestuar iu gjetën doza të lëndëve narkotike.  Nga këqyrja e celularëve të sekuestruar, u gjetën komunikime të këtyre shtetasve për organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.     Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, kryer në bashkëpunim”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.