Policia gjermane zbuloi një plantacion kanabisi, në Ahnatal-Weimar të mërkurën. Sipas mediave, në pranga kanë rënë dy shqiptarë të cilët kujdeseshin për bimët.
Madhësia e rreth 200 bimëve sugjeron që plantacioni do të ketë prodhuar të paktën 30 kilogramë marijuanë.
Në shtëpinë e barit u arrestua një 26-vjeçar me kombësi shqiptare, i cili sipas hetimeve, kishte hyrë në Gjermani vetëm për të kultivuar drogë.
Bashkëpunëtori i tij 30-vjeçar, gjithashtu nga Shqipëria, ndodhet në paraburgim prej disa javësh. Ai po hetohet edhe për një sërë vjedhjesh banesash.
Sipas policisë, plantacioni në shtëpinë e marrë me qira strehonte, përveç impianteve, 90 llamba, ngrohës të shumtë me ventilator, një sistem ventilimi dhe një pistoletë pa plumba.
Panelet e instaluara siguruan mbrojtje të privatësisë nga jashtë. Gjithashtu, hetuesit së bashku me një elektricist konstatuan se energjia elektrike për të gjithë sistemin ishte devijuar në mënyrë të paligjshme nga rrjeti elektrik./ Euronews
-
Arrestohen dy persona në Podujevë, policia zbulon plantacion me 201 bimë kanabis
-
Kultivonte kanabis në shtëpi, arrestohet
-
Ndalohen dy shtetas shqiptarë në Mal të Zi, tentuan të transportonin 300 kilogramë drogë
-
Arrestohen tre shqiptarë në Britaninë e Madhe, iu kap ferma ku kultivonin kanabis
-
Bastisen disa lokacione në Prizren për kultivim të bimëve narkotike, dy të arrestuar