Dy persona u arrestuan për posedim të substancave narkotike në Gjilan.
Njësiti për Reagim të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale Gjilan kishte pranuar informatë se dy të dyshuar gjendeshin në një kafe në qytetin e Gjilanit dhe dyshohet se kishin në posedim substanca narkotike.
“Gjatë kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur tri qese najloni që dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit Kokainë dhe nëntë tableta mjekësore, ndërsa tek i dyshuari tjetër janë gjetur gjithashtu dy qese me substancë narkotik e llojit Kokainë”, thuhet në komunikatën e policisë.
Rastit i janë përgjigjur njësitet antidrogë që veprojnë në Gjilan dhe të njëjtit janë duke i hetuar rrethanat e rastit.
Ata janë ndaluar për 48 orë.
-
Arrestohen dy persona për narkotikë e armëmbajtje pas hetimit disamujorë të Policisë
-
Arrestohen dy persona për narkotikë, në banesën e njërit u gjetën plot substanca
-
Njësia Antidrogë sekuestron kokainë në Prizren, dy të arrestuar
-
Konfiskohet një sasi narkotikësh në dy lokacione, arrestohet një i dyshuar
-
Antidroga në Prizren arreston në flagrancë katër persona të dyshuar