Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Antidroga në Prizren arreston në flagrancë katër persona të dyshuar

Njësia antidrogë e Policisë së Kosovës ka arrestuar në flagrancë katër persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike në Prizren.

Në njoftimin e Policisë thuhet se aksioni ka nisur gjatë pasdites të së martës në një shtëpi ku kishte dyshime se gjendjes substanca narkotike.

“Gjatë operacionit të bastisjes në vendin e ngjarjes, në flagrancë duke paketuar substancën narkotike, nga Policia janë arrestuar katër persona tё dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej bëhet e ditur se janë sekuestruar si prova materiale 32 qese najloni të ndara me Marihuanë me peshë të përgjithshme prej 1.118 kg, tri qese të mbushura me Kokainë, me peshë prej 0.79 gram, një peshore elekronike, katër telefona mobilë dhe një veturë e markës Ford.

Policia njofton se tё dyshuarit janё shoqёruar nё stacionin policor nё Prizren, ku janё intervistuar në prezencë tё avokatёve mbrojtёs tё caktuar sipas detyrës zyrtare.

“Pas intervistimit tё tyre, me vendim mbi ndalimin tё lёshuar nga Prokurori i Shtetit nё Prizren, tё gjithё tё dyshuarit ndalohen pёr 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në kumtesë.