Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Njësia Antidrogë sekuestron kokainë në Prizren, dy të arrestuar

Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës ka sekuestruar kokainë në vlerë prej 7000 eurove në Prizren, e dy persona janë arrestuar.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë së mërkurës janë kryer bastisje në tri lokacione në Prizren, me ç'rast janë sekuestruar shuma parash, pajisje kompjuterike, 49 qese najloni me substancë të dyshuar të llojit kokainë, dy telefona mobilë e një veturë Citroen me targa vendore.

Pesha totale e kokainës është 79.69 gramë.

“Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni policor, hetuesit kompetent të antidrogës gjatë punës në teren kanë arrit që të dyshuarin me iniciale (A.E.) ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën ‘William Voker’ në Prizren dhe tek ai gjatë kontrollit janë gjet dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet”, thuhet në njoftimin policor.