Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë për shitblerjen e 4.4 kg kokainë

aktakuze

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër E.R., dhe H.K., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit dhe F.H., i cili gjendet në arrati, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, më 11 gusht 2025 Prizren, në një objekt prapa një qendre tregtare, F.H., dhe E.R., në bashkëkryerje dhe pa autorizim, kanë transportuar dhe shpërndarë substancë narkotike të llojit kokainë në sasi prej 3.3 kilogramësh. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më pas, pasi kanë komunikuar me H.K. për vendtakim, kanë shkuar në lokacion dhe kanë realizuar dorëzimin e narkotikëve, duke pranuar në këmbim një automjet të tipit “VË Golf VIII”.

Pas dorëzimit të narkotikëve, F.H., largohet kurse E.R., automjetin e marrë në këmbim e parkoi para banesës së saj në Prishtinë, dhe aty u sekuestrua nga policia.

Ndërsa, automjeti i F.H., u ndalua më 16 gusht 2025 nga Policia në pikën kufitare “Hani i Elezit”, ku brenda tij u gjet edhe e pandehura E.R., si pasagjere.

“Ndërkaq, H.K., pa autorizim posedon substanca të llojit kokainë për shpërndarje dhe shitje”, thuhet në njoftim.

Gjatë bastisjes në banesën e tij në Prizren, u sekuestruan substanca narkotike me peshë totale prej 4.436 kg kokainë të destinuara për shitje, si dhe mjete dhe pajisje për paketim, qese, role foli, peshore digjitale, kartela dhe para të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.