Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona që mashtruan me bileta, morën 60,000 euro e fluturimet s’u realizuan

aeroport

Foto ilustrim: Arkiv

Dy persona janë arrestuar të premten për mashtrimin që kryen në periudhën 2021-2022.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dy kishin pranuar në xhirollogari 60,000 euro nga persona të cilët kishin rezervuar bileta Zvicër-Kosovë, por fluturimet nuk janë realizuar.

Policia ka sekuestruar menjëherë 35,000 franga të cilat i posedonin dy të dyshurit kur u arrestuar.

“Në lidhje me rastin me 28.10.2022 janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth gjashtëdhjetë mijë (60,000.00) € gjatë periudhës kohore 2021 -2022 nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, të cilat fluturime nuk janë realizuar. Të dyshuarve u janë sekuestruar tridhjetë e pesë mijë (35,000.00) CHF të cilat i kishin në posedim në momentin e arrestimit të cilat dyshohet të jenë përfituar me vepër penale të ‘mashtrimit’. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.