Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona për “vjedhje të rëndë”

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Lipjan që dyshohen për vjedhje të rëndë.

Një prej të arrestuarve është i mitur, ndërsa të dy tashmë janë në mbajtje.

Dyshohet se ata kanë vjedhur fillimisht një automjet e më pas edhe pajisje pune.

“Rasti ka ndodhë me datën 18.09.2022, ku nga personat e arrestuar, dyshohet të jetë vjedhë një automjet e më pas në një lokacion tjetër disa pajisje pune. Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar, të cilët me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën në fjalë”, njoftoi PK-ja.

Image
Artikuj të ngjashëm