Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi dyshohen se kanë vjedhur në një market. Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur të shtunën në orën 19:00, ku të dyshuarit pasi kanë vjedhur disa gjësende, kanë sulmuar punëtoren e marketit.
Punëtorja ka marrë trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërpos kësaj, Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje në Gjakovë dhe Mitrovicë, kanë ndodhur dy raste vjedhjesh ku është arrestuar një person. Prokurorët janë njoftuar ndërsa rastet vazhdojnë të jenë nën hetime. Tutje, në komunën e Ferizajt dje disa persona kanë demoluar një bankë, duke përdorur mjete shpërthyese ndërsa nuk kanë arritur të vjedhin asgjë.