Dy persona, një prej tyre avokat, janë ndaluar për mashtrim pas hetimeve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Kurse, njëri dyshohet edhe për falsifikim të dokumenteve.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimit dhe aplikimit të masave të fshehta, në koordinim me Policinë e Kosovës-Departamentin për Hetimin e Krimeve Ekonomike, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar personat me inicialet I.L., dhe M.T., (avokat), për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale Mashtrimi, ndërsa e dyshuara I.L., dyshohet se ka kryer po ashtu, veprën penale Falsifikimi i dokumenteve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Personat dyshohet se mashtruan viktimën duke ia paraqitur një certifikatë të gjuhës gjermane që ka qenë e falsifikuar.
“Dyshohet se në mars të vitit 2021 në Graçanicë, pas një marrëveshje paraprake dhe në bashkëkryerje, me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme e kanë vënë në lajthim një të dëmtuar, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ku të njëjtit i kanë siguruar për vajzën e tij një certifikatë të gjuhës gjermane kinse e lëshuar nga Instituti “Goethe”, e cila pas verifikimit nga Ambasada përkatëse ka rezultuar e falsifikuar, çka me këtë të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material”.
Personi me inicialet I.L., dyshohet se me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme ka përpiluar certifikatën e gjuhës gjermane, kinse e lëshuar nga Instituti “Goethe”.
Edhe
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për mashtrim e falsifikim të dokumenteve
Të dyshuarit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh.
Megjithatë gjatë ditës, Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se personi i dyshuar të cilin policia e ka cekur si avokat, në fakt nuk është avokat.
“OAK, po sa është njoftuar lidhur me këtë lajm, ka komunikuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë nga ku ka kuptuar se personi me inicialet M.T. (emër i njohur për OAK-në), nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është i regjistruar në regjistrin e avokatëve të Odës së Avokatëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi para duke mashtruar qytetarë në Kosovë e Gjermani
-
Ndalohen dy persona të dyshuar për mashtrim me një pronë në Veternik, iu sekuestrohen para e dokumente false