Prokuroria Speciale ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë shpërndarë para të falsifikuara.
Ata janë arrestuar në një aksion për kontroll të veturave në rajonin e Prizrenit, që është ndërmarr nga Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Policinë e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale.
“Gjatë këtij aksioni janë ndaluar dy vetura, BMW X5 dhe Shkoda, me katër (4) persona, për shkak të dyshimit se personat të cilët gjenden në këto vetura shpërndajnë para të falsifikuara. Gjatë kontrollit në veturën BMW X5 është hasur sasia e parave të dyshuara si të falsifikuara në shumën prej njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se në këtë rast janë sekuestruar 24 mijë e 600 euro, 2 automjete të përdorura nga personat e dyshuar, si dhe 9 telefona celularë.
“Po ashtu, të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, si dhe të njëjtit janë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Me aktvendim të Prokurorit nga Prokurorisë Speciale personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
-
Policia nis hetim për para false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor
-
Dy të arrestuar në Prishtinë për 40 mijë euro të falsifikuara
-
Dy persona arrestohen për “falsifikim parash”, konfiskohen mbi 25 mijë euro
-
Sekuestrohen mbi 85 mijë euro në monedha 2-euroshe, arrestohen gjashtë persona
-
26-vjeçari në Prishtinë arrestohet nën dyshimin për falsifikim të parave