Katër persona janë arrestuar në Vlorë të enjten nën dyshimin se për dy javë kanë mbajtur peng një shtetas të Kosovës dhe i kërkuan atij 70 mijë euro, transmeton “Top Channel”.
Policia e Vlorës ka njoftuar se të dyshuarit janë nga fshatrat e Lumit të Vlorës. Viktima dyshohet se për dy javë ishte mbajtur peng dhe ndaj tij ishte ushtruar dhunë.
Ai ishte mbajtur peng në një banesë në afërsi të Rrugës së Re.
Motra e shtetasit të Kosovës, që jeton në Suedi, ka njoftuar policinë, e cila ka reaguar duke gjetur banesën dhe duke shoqëruar në stacion katër të dyshuarit.
Artikuj të ngjashëm
-
Akuzohen se morën peng shqiptarin nga Kosova në Vlorë, gjykata merr vendimin për të dyshuarit
-
Aksion në Vushtrri, arrestohen katër persona për disa vepra penale
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje