Kronikë

Arrestohen 2 shtetas të Nepali e 2 të Bangladeshit, hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Merdar ka arrestuar dy shtetas të Nepalit dhe dy të Bangladeshit, pasi që thuhet se kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të Policisë rasti është cilësuar si kalim ilegal i kufirit. 

Të dyshuarit thuhet se me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.