Sot, rreth orës 00:10 në disa lokale në zonën e komunës së Pejës, njësitet e Stacionit Policor në Pejë dhe në Vitomiricë, të përkrahur edhe nga hetuesit kundër prostitucionit, në bashkëpunim edhe me inspektorët komunalë, kanë inspektuar lokalet të cilat dyshohej se nuk i përmbushnin obligimet ligjore për veprimtari që kryenin, njofton kumtesa policore.
Operacioni ka zgjatur deri në orën 03:30 të datë 14 prill dhe gjatë tij janë bastisur 10 lokale, nga inspektorët komunalë janë shqiptuar 7 (shtatë) gjoba për mos respektim të orarit të punës dhe dokumentacion jo të rregullt si dhe janë kontrolluar personat e pranishëm në lokalet, transmeton Koha.net .
Po ashtu janë kontrolluar dhe verifikuar dhjetëra automjete, ndërsa 6 persona janë dërguar në stacionin policor Pejë.
Nga këta persona, 4 të gjinisë femërore shtetase të Shqipërisë të cilat pas verifikimit nga hetimet kundër prostitucionit janë liruar, janë iniciuar 2 raste për veprën penale ‘Mbajtje ne pronësi, ne kontroll, posedim te pa autorizuar te armës‘, dhe ‘ posedim i narkotikeve‘.
Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është dërguar në ndalim policor, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.
-
Mbyllen pesë lokale të natës në Klinë, ka të arrestuar
-
Mbyllen disa lokale pa leje pune në Klinë e Istog, ka edhe të arrestuar
-
Arrestohet një person dhe mbyllen katër lokale në Pejë
-
Policia në Pejë nis kontrollimin e lokaleve, në 2 sosh arrestohen 12 shtetase të huaja
-
Mbyllen 7 lokale në Pejë për ndotje akustike, gjobiten pronarët e arrestohet një person