Kronikë

Arrest shtëpiak për dy të dyshuar pas vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë

arrestim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj ndaj të pandehurve Xh. P. dhe A. M., të dy shtetas së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 21 korrik në një vendpunishte në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, ku dy punëtorë, H. J. dhe D. B., humbën jetën pasi ranë nga kati i tretë i një objekti në ndërtim. Sipas Prokurorisë, aksidenti fatal ka ndodhur si pasojë e mungesës së pajisjeve mbrojtëse dhe moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë.

Të dyshuarit Xh. P., si përfaqësues i “NTSH Sh....” Sh.P.K, dhe A. M., si përfaqësues i “M. G.” Sh.P.K, janë identifikuar si persona përgjegjës në cilësinë e investitorit dhe punëkryesit. Ata dyshohen se nuk kanë siguruar pajisjet mbrojtëse të nevojshme për punëtorët, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.

Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, ka vlerësuar se arresti shtëpiak është masë e mjaftueshme në këtë fazë të hetimeve.

Arresti shtëpiak do të zgjasë deri më 20 gusht.

Lexo përditësimet tjera
Puntoret ndertim banesa ndertesa punetor

Kërkohet 30 ditë paraburgim dy të dyshuarit ku vdiqën dy punëtorë në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë të martën ka njoftuar se ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve...