Është caktuar masa e arrestit shtëpiak ndaj 12 të pandehurve të dyshuar për veprën penale të importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, këmbimit, ndërmjetësimit ose shitjes së paautorizuar të armëve dhe materieve plasëse, si dhe për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur përmes një komunikate se kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e paraburgimit nuk ishte e bazuar dhe ndaj B.M., S.R., I.R., B.U., S.K., F.P., P.M., A.C., A.F., K.S., A.S., dhe B.H. ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit, caktimi i masës së arrestit shtëpiak për të pandehurit, është masë e mjaftueshme për sigurimin e pranisë së tyre në procedurë penale.
Palët kanë të drejtën e këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.