Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten pasdite ka pasur alarm të rremë për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Informata, sipas Policisë, ka ardhur rreth orës 16:00, ndërsa autoritetet relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes duke ftuar edhe akterët e tjerë relevant dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të menaxhuar me situatën, përfshirë këtu edhe evakuimin e personelit dhe personave të tjerë prezent në perimetrin përreth. Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme”, thuhet në njoftim.
Kohëve të fundit ka pasur herë pas here alarme të rrejshme për bombë në Stacionin e Autobusëve në kryeqytet.
-
Alarm i rremë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
-
Alarm i rrejshëm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
-
Policia: Dy kërcënimet për bombë në Stacionin e Autobusëve, nga i njëjti numër në Serbi
-
Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë
-
Alarm i rremë për bombë në një diskotekë të Prishtinës