Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktgjykimi ndaj Ilir Tolajt shpallet të mërkurën

Ka përfunduar fjala përfundimtare në gjykimin ndaj Ilir Tolajt, si dhe të akuzuarve të tjerë për korrupsion, raporton “Koha Ditore”.

Përderisa prokuroria ka kërkuar dënimin e tyre, duke pretenduar se është vërtetuar fajësia gjatë procesit gjyqësor, të akuzuarit kanë kërkuar lirimin nga akuzat. Kanë thënë se nuk ka asnjë provë që i inkriminon.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet këtë të mërkurë.