Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet U.H., për veprën penale “Vrasje e rëndë”, të ndodhur në prill të këtij viti.
Sipas aktakuzës, i pandehuri U.H, më 14 prill e ka privuar nga jeta nënën e tij, viktimën H.H., me dyshimin e bazuar mirë se ditën kritike “në rrethana të përgjegjësisë së zvogëluar mendore në shkallë esenciale, viktimës i ka shkaktuar mbi 20 plagë në pjesë të ndryshme të trupit, duke e privuar të ndjerën nga jeta”.
Me këto veprime, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallin fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë.
-
Aktakuzë ndaj të pandehurit që vrau bashkëshorten në Pejë
-
Paraburgim një muaj të dyshuarit për vrasjen e nënës në Pejë
-
Një grua vritet në Pejë, i dyshuar djali i saj
-
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj të pandehurit në Restelicë për vrasje të nënës së tij
-
Lushnjë, një person vret nënën e plagos rëndë babanë