Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.L., i cili gjendet në paraburgim për grabitje.
Sipas aktakuzës, më 8 tetor të këtij viti i pandehuri “në zyrat e operatorit telefonik me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, përvetëson pasurinë e luajtshme të të dëmtuarës “T.K.- Sh.A”, me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme”.
Prokuroria ka treguar se i pandehuri e kishte goditur zyrtaren e më pas kishte vjedhur paratë. Ajo ka kërkuar shpalljen fajtor të B.L.
“...në atë mënyrë që sapo hyn brenda në objekt ofrohet te punëtorja – e dëmtuara D.T., të cilës i kërkon informata rreth ofertave, e dëmtuara pasi i merr numrin e telefonit dhe derisa ishte duke i spjeguar ofertat, në ato momente i pandehuri e nxjerrë briskun dhe nën kërcënim të të njëjtit i hedhet mbi trup, me forcë i zgjat duart tek arka dhe duke e larguar të dëmtuarën nga tavolina e godet të njëjtën në fytyrë dhe qafë dhe i shkakton lëndime të lehta trupore, dhe nga arka arrin të marr një shumë të hollash, dhe largohet nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur, i cili në ikje e sipër e hedh në vend të panjohur briskun, mjet ky me të cilin e kishte kryer veprën penale”, thuhet në njoftim.
-
Grabiti dhe kërcënoi me vdekje, kërkohet paraburgim për të dyshuarin në Gjakovë
-
Paraburgim ndaj një personi për grabitje dhe plagosje me thikë në Gjakovë
-
Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje dhe armëmbajtje pa leje në Prizren
-
Aktakuzë për vjedhjen e mbi 3 kilogramëve ari në Prizren
-
Shtetasja e huaj raporton se në Prizren iu grabitën 2000 euro e dy telefona