Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit N.M., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 25 korrik 2020, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Sipas aktakuzës, i pandehuri N.M., më 25 Korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M., ashtu që pas fjalosjes, i njëjti me mjet të përshtatshëm – shufër metalike, e ka goditur në dorën e majtë dhe në kokë, e cila pasi është rrëzuar në dysheme, përsëri ka vazhduar ta godasë disa herë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
“Në këtë mënyrë, i pandehuri N.M., ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’. Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe të shpallet fajtor për këtë vepër penale”, thuhet në komunikatë.
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që kreu “vrasje të rëndë”
-
Burgim të përjetshëm burrit nga Kamenica që me shufër vrau bashkëshorten
-
Kërkohet paraburgim ndaj 42-vjeçarit që mbyti bashkëshorten me shufër metalike
- Një 42-vjeçar nga Kamenica dyshohet se ka vrarë gruan e tij me shufër metalike
-
Aktakuzë ndaj të pandehurit që vrau bashkëshorten në Pejë