Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesë që të pandehurit D.T. t’i shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve, për shkak të dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari e ka privuar nga jeta të ndjerin A.B. në Dobërçan të Gjilanit duke e goditur me thikë disa herë në pjesë të ndryshime të trupit.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, më 16 Dhjetor 2023, rreth orës 20:35 minuta, në fshatin Dobërçan, komuna e Gjilanit, i pandehuri D.T., me dashje, për motive deri më tani të pa njohura, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.B., duke e goditur me thikë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Viktima ishte dërguar në Emergjencën e Gjilanit, por s’ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda.
“Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, thuhet në njoftimin policor.
Edhe
30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasje në Gjilan
LEXO EDHE: