Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person pas therjes me thikë në Dobërçan të Gjilanit

Policia

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur pasi është therur me thikë të shtunën mbrëma në fshatin Dobërçan të Gjilanit, ka konfirmuar Policia e Kosovës. I dyshuari është arrestuar.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 21:00.

Viktima, siç thotë Policia, është dërguar në Emergjencën e Gjilanit por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda.

“Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, thuhet në njoftim.