Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për falsifikim të parasë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur të premten aktakuzë kundër dy të dyshuarve për falsifikim të parasë.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë personat me inicialet A.B., dhe K.N.

“Prokuroria njofton se, i pandehuri A.B., me datë të pacaktuar e deri më 23 mars 2022, në Gjakovë, vë në qarkullim paratë e falsifikuara duke e ditur se janë të falsifikuara me qëllim për t’i vënë vetës apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm pasuror, duke shitur me çmim më të lirë monedha nga 100 euro në shumë të pa përcaktuara tek personi K. N. Pas njoftimit të policisë me rastin dhe ndërmarrjes së menjëhershme të veprimeve, rezulton se i pandehuri i ka shitur të pandehurit K. N., 18 monedha nga 100 euro të falsifikuara me çmim prej 20 Euro për copë e që më pas ky blerës i ka shitur këto monedha tek i mituri F.G. në shumë prej 25 euro duke vazhduar kështu shitja tek blerësit e tjerë të mitur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të pandehurit A. B., i janë gjetur monedha të falsifikuar dhe para origjinale, të cilat i janë sekuestruar për shkak të përfitimit nga paratë e falsifikuara, vënies së tyre në qarkullim për të vërteta, transportimit, përdorjes dhe shitjes së tyre.

Po ashtu, i pandehuri K.N., me datë të pacaktuar e deri më 23 mars 2022 në Gjakovë, kanë vënë në qarkullim paratë të cilat i kishte blerë nga i pandehuri A. B., dhe kështu ia shet personit tjetër së paku 7 apo 8 herë përkatësisht të miturit F.G. monedhat prej 100 euro në shumë prej 25 Euro e që më pastaj i mituri vazhdon t’i shesë tek i mituri tjetër B.P.