Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës se paluajtshme”.
I pandehuri, akuzohet së me parë e gjerë më datën 13 gusht të këtij vitit, në mënyrë të kundërligjshme uzurpon pronën e paluajtshme të Komunës se Pejës dhe Ekonomisë pyjore, pa asnjë bazë ligjore, prona të cilat i pandehuri i kishte shfrytëzuar për parking, gjer me datën e lartcekur derisa largohet forcërisht nga organet kompetente.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
-
Aktakuzë ndaj një burri që dhunoi bashkëshorten në Pejë
-
I kërkuan shuma të kundërligjshme parash për një pronë, ngrihet aktakuzë ndaj tre personave
-
Aktakuzë ndaj një personi për pesë vepra penale
-
Aktakuzë për dhunim ndaj një personi në Pejë
-
Aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve, dyshohen për lëshimin e lejeve ndërtimore e këmbim të pronave