Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me iniciale E.I. për shkak të veprës penale “dhunimi”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale për të cilën akuzohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas aktakuzës, i pandehuri me datë 27 nëntor 2024, rreth orës 19:15, në fshatin Brestovik të Pejës, me përdorimin e forcës hyn brenda shtëpisë se viktimës dhe me pas duke përdorur sërish forcën dhe pa dëshirën e viktimës kryen akt seksual, me çka ka kryer veprën penale dhunimi’”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale.