Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.M. për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Prokuroria ka njoftuar se aktakuza është ngritur për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.
“Rasti ka të bëjë me vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, ku i pandehuri si pjesë e grupit veprimet i ka ndërmarrë pas ndodhjes së vrasjes duke penguar procedurën penale dhe pas hetimit i njëjti ka përdorë dokumente të falsifikuara si dhe ka kanosur personat zyrtar të cilët kanë zhvilluar procedurë penale ndaj tij”, thuhet në njoftim.
Në rastin për vrasjen e Ivanoviqit, po gjykohen gjashtë persona, katër prej tyre ish-policë. Ata akuzohen se ndihmuan në forma të ndryshme në vrasjen e politikanit nga Mitrovica dhe se e dëmtuan procesin hetimor për zbardhjen e rastit. Të akuzuar të tjerë që ndodhen në arrati janë Millan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq e Zheljko Bojiq.
-
Milan Mihajloviq deklarohet i pafajshëm për pengim të hetimit të vrasjes së Ivanoviqit
-
Dështon seanca ndaj të akuzuarve për prishjen e hetimit të vrasjes së Ivanoviqit
-
Shtyhet seanca ndaj të akuzuarit në rastin e Ivanoviqit
-
Gjykata refuzon që për vrasjen e Ivanoviqit të merren si prova “dosjet” e ministrit serb
-
Aktakuzë në mungesë ndaj 8 personave për krime lufte në Gjakovë