EUROPOL ka njoftuar se nga 13 deri më 18 nëntor të këtij viti, në koordinim me forcat e rendit nëpër Evropë ka shënjestruar trafikimin e armëve, të drogës, trafikimin me migrantë e qenie njerëzore.
26 shtete nëpër Evropë kanë marrë pjesë në këtë aksion, në mesin e tyre edhe Kosova. Operacioni u drejtua nga një qendër koordinuese ndërkombëtare në Shkup. Morën pjesë mbi 22 mijë policë.
Në total u iniciuan 163 raste të hetimeve, u kontrolluan 288 mijë e 774 entitete, prej tyre 215 mijë e 273 persona dhe 67 mijë e 277 vetura. Po ashtu u kontrolluan 5225 pako postare.
Siç ka bërë të ditur EUROPOL janë zbuluar 2229 kalime ilegale, janë arrestuar 566 persona, prej tyre 218 lidhur me trafikimin me migrantë, 186 lidhur me trafikimin me drogë, 69 lidhur me trafikim të armëve dhe 89 në lidhje me krimet tjera.
U identifikuan 114 dokumente falso.
Edhe
Europol me aksion kundër grupeve kriminale në 28 vende, përfshirë edhe Shqipërinë
Në total u sekuestruan 310 armë, 20 mijë e 206 copë municion. Po ashtu u kapën 626 kilogramë kokainë, gati 300 kg kanabis, heroin dhe bimë të marihuanës.
“Këto hetime u bënë në gjuhën zyrtare të vendeve nga policët nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Ukraina. Zyrtarët kryen aksione në mënyrë të sinkronizuar, ku veprimet operacionale koordinoheshin nga Qendra e Koordinimit në Shkup. Gjatë aktiviteteve të kontrolleve kibernetike, hetuesit kanë identifikuar 120 shënjestra (llogari apo individë) të lidhura me trafikim të armëve”, thuhet nga EUROPOL.
-
Aksioni për trafikim: 15 të arrestuar, mbyllen 10 qendra masazhi e nëntë lokale të muzikës live
-
Pesë të arrestuar për trafikim të drogës, aksioni mbështetet nga Europol-i
-
Europol: Bisedat e koduara ekspozuan perandorinë kriminale 80 milionë euroshe në Kosovë
-
Operacioni ndaj trafikimit ndërkombëtar të drogës përfundon me pesë të arrestuar