Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Operacioni ndaj trafikimit ndërkombëtar të drogës përfundon me pesë të arrestuar

White Star Policia Europol

Operacioni i Policisë dhe Prokurorisë Speciale kundër grupit të dyshuar për trafikim të drogës, ka përfunduar me pesë të arrestuar.

Operacioni i quajtur “White Star” u zhvillua në disa lokacione në Prishtinë, Pejë, Viti dhe Drenas. 

Pesë të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për përfshirje në  veprat penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;  blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar:

·         6 armë;
·         5 karikatorë;
·         Lëndë narkotike e llojit kokainë 9.67 gr;
·         Fara mbjellëse të llojit marihuanë 35,18 gr;
·         239 fishekë 239;
·         25 telefona 25 ;
·         7595 para të gatshme në euro;
·         10 automjete dhe 1 motoçikletë;
·         10 kompjuterë;
·         13 USB dhe 1 DVR;
·         16 ora dore etj.

Sipas njoftimit, operacioni është mbështetur nga EUROPOL-i, autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës. 

“Pjesëtarë të këtyre institucioneve, së bashku me prokurorin e rastit kanë monitoruar operacionin policor nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.


Bastisje në Prishtinë kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës

Një operacion kundër krimit të organizuar po zhvillohet të martën në Prishtinë nga Policia e nën monitorim të Prokurorisë Speciale. 

Sipas njoftimit policor, operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar me substanca narkotike në lidhje me “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve” dhe “pastrim i parave”.

Në këtë operacion po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it, autoriteteve të Belgjikës, Francës e Holandës.

Autoritetet kanë njoftuar se do të bëjnë të ditura detaje pas përfundimit të operacionit. 

VIDEO:

Europol: Bisedat e koduara ekspozuan perandorinë kriminale 80 milionë euroshe në Kosovë

1 muaj më parë / 9 qer 2026 16:58
europol

Mesazhet e shkëmbyera në platformën e komunikimit të koduar “SKY ECC” kanë ekspozuar një rrjet të krimit të organizuar me bazë në Kosovë në trafikimin e drogës në shkallë të gjerë, përdorimin e dokumenteve të identitetit të rreme, posedimin e paligjshëm të armëve dhe pastrimin e parave në të gjithë Evropën.

Inteligjenca e mbledhur gjatë tri vjetëve hetimi çoi në aksionin e 9 qershorit në Kosovë, ku autoritetet arrestuan pesë anëtarë të rrjetit kriminal. Rreth 150 policë ishin në aksion, mbështetur nga Europoli.

Europoli përmes një komunikate ka thënë se grupi kriminal ka përdorur platformën e komunikimit për të koordinuar aktivitetet e trafikimit të drogës në disa shtete evropiane. Nga Kosova të dyshuarit thuhet se kishin drejtuar aktivitetet kriminale, duke koordinuar dërgesat dhe menaxhuar pastrimin e parave.

Që nga nisja e hetimit, sipas Europolit, janë hetuar 42 të dyshuar, janë kontrolluar 76 lokacione dhe janë sekuestruar asete kriminale në vlerë 80 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm