Një aksion policor kundër lojërave të fatit është duke u zhvilluar në Karaçevë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur për Kohën se ky aksion është duke u bërë edhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritetet komunale.
“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, tha Kelani.
Në një aksion të zhvilluar vitin e kaluar në Karaçevë ishin rrëzuar objektet e kazionove ku po zhvillohej aktivitet i paligjshëm. Në këtë aksion ishin arrestuar 33 persona.
-
Policia me aksion në dy zona të Kosovës
-
Policia vazhdon aksionet për shmangie tatimi në autoparkingje
-
Aksion për shmangie tatimi në 35 autoparkingje në Gjilan e Viti
-
Aksioni për trafikim: 15 të arrestuar, mbyllen 10 qendra masazhi e nëntë lokale të muzikës live
-
9 të arrestuar nën dyshimin për mashtrim me naftë