Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër 73 personave si të dyshuar për rastin “Karaçeva”.
Sipas aktakuzës, shumica e të pandehurve akuzohen për veprën “Kontrabandimi me mallra”.
Nëntë të tjerë akuzohen për veprën “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, derisa 20 për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Në shtatorin e vitit të shkuar, Policia dhe Prokuroria ndërmorën aksion në fshatin Karaçevë, që është në kufi me Serbinë, duke prishur një rrjet që organizonte ilegalisht lojëra të fatit. U prishën shumë ndërtesa, ndërsa edhe u arrestuan shumë veta.
Para pak javësh, KOHA ka raportuar se në këtë fshat janë kthyer lojërat e fatit.