Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar edhe një person lidhur me rastin “Karaçeva”. V.B. dyshohet se ka kryer veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se gjatë vitit 2020 në mënyrë ilegale pati zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit në një kazino në fshatin Karaçevë të Kamenicës.
Me vendim të prokurores së rastit, i pandehuri është në ndalim prej 48-orësh.
Në shtator të vitit të shkuar, në Karaçevë ishin arrestuar dhjetëra persona, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë policorë, nën dyshimet për bixhoz të paligjshëm e kontrabandim me mallra.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërcënoi një person duke ia kërkuar 21 mijë euro, arrestohet për organizim të lojërave të fatit
-
Tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale e lojëra të fatit
-
Në Skenderaj arrestohet një i dyshuar për bixhoz të paligjshëm
-
Tre të arrestuar në Gjakovë, dyshohet se luanin bixhoz
-
Arrestohen për bixhoz tre persona në Gjakovë