Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona në Gjakovë të enjten, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “organizim i skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm”.
Në njoftimin policor thuhet se është kryer një kontroll në lokalin e të dyshuarit F.M., në rrugën “Nënë Tereza”, ku dyshohej se po kryhej vepra në fjalë. Nën pranga kanë rënë të dyshuarit F.M., pronar i lokalit, M.GJ. dhe F.F.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast penal për hetim ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Po ashtu me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari me inicialet F. M., është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit te tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
-
Tre të arrestuar në Gjakovë, dyshohet se luanin bixhoz
-
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
-
Arrestohen 34 të dyshuar për veprimtari të paligjshme, 29 dërgohen në mbajtje
-
Ndalohen 12 persona për skema piramidale dhe bixhoz
-
Arrestohet pronari i një lokali në Skenderaj, u zu duke luajtur poker me 14 të tjerë