Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të hënën në fshatin Veriq të Istogut.
Viktima ka qenë drejtues i një motoçiklete e cila është goditur nga një kamion.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka theksuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.
“Vdekjen e motoçiklistit në vendngjarje e ka konstatuar mjeku kujdestar, tash në terren janë hetuesit e komunikacionit për procedura të mëtejme”, është shprehur Gashi.
Artikuj të ngjashëm