Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, gjashtë persona të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident rrugor në magjistralen Prishtinë-Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll. Aksidenti ka ndodhur të dielën në ora 13:00. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin policor.

Një aksident një orë më pas ka ndodhur në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, me vetëm dëme materiale.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.