Kronikë

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen pesë persona

Shiriti i policise

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë. Aksidenti ka ndodhur të shtunën në orën 17:09 ku janë përfshirë dy vetura.

“Policia ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me lëndime në magjistralen Prishtinë-Podujevë ( fshati Gllamnik). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona”, thuhet në njoftimin policor.