Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tri automjete aksidentohen në magjistralen Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

Shiriti-Policia

Foto: Ilustrim

Dy persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Në këtë aksident u përfshinë tri automjete.

“Sot rreth orës 18:00 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tri automjete . Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona te cilët kanë kërkuar tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Kohën.